Agjencia e Kosovës për Akreditim bordin vendimmarës e ka jofunksional tash e 3 javë.
Kjo për shkak se pesë anëtarë të tij u dorëhoqën, kurse 4 që mbetën nuk mund të marrin vendime për shkak të mungesës së kuorumit.
Kjo situatë është bërë goxha shqetësuese për bartësit e Arsimit të Lartë, që akreditim marrin nga AKA.
E në Agjenci, thonë se punët e rëndësishme u kryen në muajin janar, kur bordi ishte funksional.
Por pavarësisht kësaj, këto situata sipas njohësve të arsimit, dëshmojnë për një model jo të mirë të agjencisë.
Madje dikush thotë se Kosova kështu po humb poena në sy të organizatave ndërkombëtare që meren me vlerësimin e cilësisë në arsimin e lartë, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq zëvendësministri i Arsimit në largim Xhavit Rexhaj, tha se janë duke punuar intenzivisht që të minimizojnë dëmet nga kjo situatë e krijuar, ndërkohë që tha se janë të kujdesshëm që vendimet e rëndesisë së madhe siç është puna e emërimit të anëtarve të rinj të bordit të mos meren gjatë këtij tranzicioni të qeverive, në mënyrë që të mos sjellin dëmtime e imponim në qeverinë e re.