Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi ka pasuri multi-milionëshe sipas deklarimit të pasurisë së tij të vitin 2020.
Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë, Kurteshi pasuri të paluajtshme ka vlerë prej afro 2 milioni, shifër kjo që përfshinë një shtëpi banimi në vlerë prej 1 milion eurove të deklaruar si trashëgimi, shkruan EO.