IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë shënuar 3 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se rastet e vdekjes janë nga komunat Fushë Kosovë, Gjakovë dhe Prizren.
Ndërkaq mosha më e re bëhet e ditur se është e një personi nga Fushë Kosova i cili në moshën 61 vjeç ka humbur betejën me koronavirus.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë janë shënuar gjithsej 1.575 raste të vdekjes nga koronavirusi. /InLajmi/