Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët se do të ndryshohet kahja e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit, përcjellë InLajmi.
Kjo për shkak të vazhdimit të punimeve në realizmin e projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve”një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” është mbyllur për qarkullim.
Sipas komunës për këtë arsye është vendosur që disa rrugëve në qytet t’iu ndryshohet kahja e qarkullimit me qëllim të vetëm për të shmangur tollovinë në komunikacion.
Postimi i plotë i komunës së Podujevës:
NJOFTIM: Ndryshohet kahja e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit
Për shkak të vazhdimit të punimeve në realizmin e projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve”një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” është mbyllur për qarkullim.
Për këtë arsye është vendosur që disa rrugëve në qytet t’iu ndryshohet kahja e qarkullimit me qëllim të vetëm për të shmangur tollovinë në komunikacion.
Rruga “Bahri Fazliu” tani është e hapur në dy drejtimet, nga udhëkryqi tek QKMF deri tek rruga mbrapa objektit të ri të Komunës.
Po ashtu Rrugës “Afrim Zhitia” i është ndryshuar kahja e qarkullimit. Nga shkolla “Naim Frashëri” deri tek rreth-rrotullimi, qarkullimi bëhet në të kundërtën e asaj që ishte deri më tani./InLajmi/