Gjumi është një faktor i rëndësishëm për fëmijët dhe jo vetëm. Të fjeturit mirë ndikon drejpërdrejt në shëndetin dhe energjinë që do të ketë një fëmijë gjatë ditës. Sipas një studimi të ri ka dalë së foshnjat që flenë 50 minuta në drekë janë në gjendje të flasin më mirë dhe të lidhin mendimet e tyre duke u dhënë kuptim. Nëse jeni të paduruar dhe dëshironi ta ndihmoni që ai të flasë më herët atëherë përpiquni që ai të flejë në drekë.
Por, cili është sekreti që favorizon të folurën e fëmijës? Studimi sipas të cilit gjumi i drekës përmirëson dhe zhvillon të folurën e fëmijës është kryer në një grup fëmijësh të moshës gjashtë dhe tetë muajsh. Të gjithë iu nënshtruan një eksperimenti të thjeshtë që synonte vlerësimin e aftësive të tyre gjuhësore. Ata u treguan atyre objekte me formë dhe ngjyra të ndryshme, por me të njëjtat pseudonime. Pastaj vendosën fëmijët të flinin gjumë dhe këtë test do ta përsërisnin përsëri pasi të zgjoheshin. Ky test u krye disa herë. Duke respektuar sjelljen e fëmijëve, studiuesit vunë në dukje se disa fëmijë kishin vështirësi në ndërtimin e lidhjeve mes objekteve dhe fjalëve. E kishin shumë të vështirë që sendet t’i shoqëronin me një emër. Por këtu përjashtoheshin fëmijët që kishin fjetur gjumë në drekë, transmeton për ”përnënat”.
Në të vërtetë, të sapolindurit që pushonin pak më shumë se një orë, kur u zgjuan, dukej se ishin më në gjendje të bënin lidhjen mes objektit dhe emrit përkatës. Prandaj, një sy gjumë në drekë ndihmon në përmirësimin e njohurive të reja duke favorizuar kështu të folurën e fëmijëve.