Ndonjëherë, idetë nuk duan shumë kohë për t’u gjetur, por për një arsye a një tjetër, ju çoni ditë të tëra dëm pa bërë asgjë, madje as pa çuar deri në fund atë serialin që keni nisur.
Megjithatë, ndonjë prej ideve të mëposhtme mund t’ju ndihmojë në ditët kur nuk dini si ta kaloni ditën:
1. Filloni mësoni një gjuhë të huaj online
2. Bëni yoga
3. Meditoni
4. Kërkoni për kërcime zumba dhe realizojini në shtëpi
5. Bëni ushtrime fitness-i
6. Mësoni receta të reja
7. Shihni një film/dokumentar
8. Karaoke
9. Telefononi një mik dhe ftojeni në shtëpi
10. Pikturoni
11. Rimodeloni shtëpinë
12. Pastroni me themel shtëpinë
13. Dedikojani ditën kujdesit për veten
14. Bëni një ecje (jashtë shtëpisë)
15. Rishikoni buxhetin e muajit dhe listën e gjërave për të bërë/blerë
16. Lexoni një libër
17. Sistemoni dollapët
18. Shihni TED Talks në YouTube
19. Telefononi miq, të afërm me të cilët keni kohë që nuk flisni
20. Sistemoni aplikacionet, fotografitë dhe videot në smartphone-n tuaj
21. Bëni TikTok-s
22. Shpërndani informacione interesante në rrjete sociale