Anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka folur për çështjen e kryetarit të ri të kësaj partie, përcjellë InLajmi.
Rugova ka thënë se nuk ka rëndësi se kush bëhet kryetar i ri, e rëndësishme është që kryetari i ri ta bëjë ndryshime në LDK
Postimi i plotë i tij:
Pak ka rëndësi nëse Kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që Kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e te keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë. Vetëm kështu ka shpresë të rikthehemi. /InLajmi/