Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore, përcjellë InLajmi
Kurti ka thënë se do të fillojë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke theksuar se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.
“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti në Twiter./InLajmi/
Art. 51 of our Constitution guarantees health & social protection. We’ll start w/ the Health Information System, provide clinical guidelines & licensing of professionals & move towards establishing the Health Insurance Fund.
No one should go bankrupt just because they fall ill.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2021