Pas deklarimit të Anton Qunit se do të jetë kandidat i LDK-së pë kryetar i pari që ka reaguar nga LDK është Muhamet Hamiti, përcjellë InLajmi.
Hamiti ka thënë se Hamiti thotë se ‘kandidaturat e vetëshpallura janë pretendime”
Ai ka shtuar se ka procedura kandidimi si për President të Kosovës, ashtu edhe për kryetar partie.
Postimi i plotë i tij:
‘Pretendent’ apo ‘kandidat’?
Ka dallim kuptimor te këto
fjalë/koncepte.
Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet. Kjo vlen posaçërisht për
kandidaturat e njëanshme, të
vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë.
Ka procedura kandidimi si për President të Kosovës, ashtu edhe për kryetar partie.
Të gjithë pretendentët (vetë)quhen kandidatë te ne./InLajmi/