Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka njoftuar se gjatë të enjtes ka takuar sot liderin e LVV-së, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Orlando thotë se ka uruar Vetëvendosjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku tregon se në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtit për formimin e shpejtë Qeverisë së re.
“Në një takim miqësor urova Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve. Ne diskutuam hapat e ardhshëm, ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Oralndo./InLajmi/
In a friendly meeting I congratulated @albinkurti on @LVetevendosje‘s electoral victory. We discussed next steps as I encouraged a swift formation of the new Govt. I assured him that #Italy will continue supporting #Kosovo in reforms, dialogue & Euro-Atlantic integration.
?????? pic.twitter.com/Crl7PyRTaB
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 18, 2021