Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para pas mbylljes së vendvotimeve.
Sipas rezultateve të para në komunën e Gjakovës vërehet një garë e ngushtë në mes LVV-së dhe AAK-së.
Nga 7.987 vota që janë numëruar në këtë komunë, LVV prin me 42,23%, AAK ka 33,72%, LDK 10,31% dhe PDK 9,64%.
Pjesëmarrja e qytetarëve në votim në këtë komunë është 31174%, shkruan Telegrafi.
Duhet theksuar se këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe se numërimi i votave është duke vazhduar.