Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dushi, pas procesit të votimit dhe me fillimin e numërimit të votave ka deklaruar se ky subjekt është në pritje të rezultateve, raporton InLajmi.
Dushi ka paralajmëruar prononcim të vazhdueshem të LDK-së në përfundim të numërimit të të gjitha votave,
‘’Nga ky mmoment fillon numërimi i votave, ne jemi në pritje, pas përfundimit të numërimit LDK do del para mediave dhe do prononcohet zyrtarisht’’,tha Dushi.
Po ashtu ajo falënderoi komisionerët dhe vëzhguesit të cilët i ftoj të jenë vigjilent.
‘’Me këtë rast LDK falënderon komisionerët, vëzhguesit, fton që me përgjegjësi të kryejnë detyrën’’,theksoi ajo. /InLajmi/