Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga komuna e Skenderajt është hedhur nga kati i 3-të i shtëpisë, përcjell InLajmi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ajo është dërkuar në Emergjencë të Drenasit, e më pas ë QKUK ku edhe ka nderruar jetë.
Ndërkaq për rastin e hedhjes së sajë shkaqet ende janë të panjohura.
“Raportohet se viktima femër kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /InLajmi/