Zlatan Ibrahimovic u intervistua nga inspektorët e Prokurorit Federal këtë mëngjes si pjesë e hetimit të FIGC për abuzimin e mundshëm racor ndaj Romelu Lukaku.
Sulmuesi i Interit dhe ai i Milanit ishin të përfshirë në një përplasje në derbi të Coppa Italia më 26 janar.
Prokurori Federal, megjithatë, ka hapur një hetim dhe ka thirrur gjyqtarin e asaj ndeshje.
Sipas Calciomercato, Ibrahimovic u intervistua nga inspektorët e Prokurorit Federal në Casa Milan këtë mëngjes dhe u ndihmua nga avokati Fabio.
Romelu Lukaku gjithashtu do të intervistohet në ditët në vijim, transmeton Express
Të dy lojtarët u ndëshkuan dhe u pezulluan me një ndeshje moslojë.