Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale për ish luftarët e UÇK-së. Kësaj radhe, prokurori special ka ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ish eprorin e UÇK-së, Florim Kllokoqin nga Mareci i Prishtinës.
Ftesa për ish-pjestarin e Njësitit “Shigjeta”, ka ardhur para 2 ditesh. “Kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar për krime lufte ndaj njerëzimit”,ka thënë Kllokoqi.
Kllokoqi që pas Betejës së Pashtrikut, ka shërbyer si komandant i njësisë në Artanë (Novobërë) ka konfimruar ftesën ka thënë se ndjehet krenar për të kaluaren e tij, shkruan Magazina.al.
Ish-ushtaraku që jeton në Belgjikë me familje që nga viti 2000, ka thënë se do të bashkëpunoj me Hagën dhe është I bindur se në fund do të dal I pafajshëm.