Vjosa Osmani ka thënë se diaspora ka dëshmuar se Kosova ka qenë dhe mbetet në zemrat e tyre përherë, përcjell InLajmi
Osmani ka thënë se diaspora ka dëshmuar se s’ka barrierë që mund t’i ndalë për të shprehur vullnetin e tyre dhe kontributin për ndryshime.
“E dashur mërgatë,
Edhe këtë herë e dëshmuat se Kosova ka qenë dhe mbetet në mendjen e zemrat tuaja përherë. Rreth 200 000 nga ju, edhe pse në pamundësi të jeni prezent fizikisht në këto zgjedhje, na e dëshmuat që s´ka asnjë barrierë që mund të ju ndalë për të shprehur vullnetin tuaj e të jepni kontributin tuaj të drejtpërdrejt për ndryshimin e madh.
Së bashku me shumë nga ju që udhëtuan e do të udhëtojnë me kilometra të tëra për të ardhur në Kosovë, më 14 shkurt le t’i japim frymë Kosovës së ëndrrave tona më të bukura!” /InLajmi/