Edhe ambasada e Francës ka reaguar pas presioneve që po i bëhen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me çertifikimin e kandidatëve për deputetë.
Ambasada me anë të 3 reagimeve në Twitter ka thënë se pret që Kosova të sigurojë organizimin sa më kredibil të zgjedhjeve dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njërin prej reagimeve.
Tutje ambasada rithekson se procedurat para zgjedhjeve, përfshirë çertifikimin e kandidatëve përcaktohen me ligj dhe të njëjtat përfshijnë edhe mundësi ankese.
“Procedurat parazgjedhore, përfshirë çertifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese”, thuhet tutje në reagim.Në këtë kontekst, ambasada e Francës kërkon që të mos ketë ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura, transmeton Reporteri.net
“Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në reagimin e ambasadës së Francës.