Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur mirënjohës ndaj Hotit për hapin e ri të cilin e mori për pagat shtesë ndaj mëimdhënësve, raporton InLajmi.
Jasharaj ka thënë se Hoti pavarësisht vështirësive në buxhet ka bërë të pamundurën për mësimdhënësit.
“E falënderoj kryeministrin dhe ministrin, që bënë të pamundurën që ti dalin karshi kërkesës tonë për një shtesë në paga për të gjithë punëtorët e arsimit, duke pasur parasysh vështirësitë buxhetin”,ka thënë Jasharaj.
Ai ka shtuar se nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës.
“Nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës dhe obligohemi që të punojmë sa më shumë për ngritjen e cilësisë, u shpreh Jasharaj.
Jasharaj shtoi se këtë shtesë do ta marrin punëtorët e arsimit nga çerdhet e deri në universitete brenda mundësive buxhetore që ka Qeveria e Kosovës. /InLajmi/