Misnitria e Arsimit dhe SBASHK-u se bashku me kryeministrin Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme në një konferencë për media njoftuan për marrëveshjen ku sipas saj do të paguhet edhe paga e 13-të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023, përcjell InLajmi.
Teksa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh kandidat për president Ramush Haradinaj, këtë hap e ka quajtur shumë të rëndësishëm
Ai tha se arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Te dashur nxënës, prindër e arsimtarë,
Lajm shumë i mirë përmbyllja me sukses e negociatave mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.
Arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet. Është kohë kur na duhen marrëveshjet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha sferat, në mënyrë që ta tejkalojmë krizën aktuale që na ka prekur të gjithëve.
Së shpejti do zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor, ashtu siç ishte e paraparë me Ligjin e Pagave.
Përgëzoj ministrin e Arsimit, z. Ramë Likaj, për angazhimin e tij të palodhshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje./InLajmi/