Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla i ka vazhduar sulmet ndaj Kryetares të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell InLajmi.
Sveçla ka thënë se Daka po mendon se ndodhet në janarin e vitit 2020 dhe se pastaj po ndihet e frikësuar.
Postimi i plotë i tij:
Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej.
Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së./InLajmi/