U.d e presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij, raporton InLajmi.
Kurti tha se në 15-vjetorin e vdekjes së Rugovës, e kujton insistimin ish-Presidentit në politikë dhe përkushtimin e tij institucional.
“Sot bashkë me Presidenten e Republikës erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta te varri i doktor Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës nga viti 1992 dhe njëkohësisht Presidentit të parë të Kosovës pas çlirimit tonë. Duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional, qetësinë dhe durimin njerëzor”, deklaroi Kurti.
I pyetur për mosçertifikimin e tij nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti vazhdoi të pohoi se është bartës i listës dhe se do të jetë pjesë e kandidimit./InLajmi/