Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit, përcjellë InLajmi.
Hoti tha se duhet të përmbahemi nga fyerjet drejtuar institucioneve të vendit pasi nuk na takon ne të vendosim nëse këto vendime janë të drejta apo jo.
Ai më tutje shtoi se obligim i yni është vetëm respektimi i ketyrë vendimeve.
Postimi i plotë i tij:
“Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.
Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.
Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë.”
/InLajmi/