Janë mbushur 15 vitë që kur Presidenti Historik i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova,është ndarë nga jeta, duke lënë mbrapa një histori në të cilën flitet për politikën dhë veprimtarinë e ti, shkruan InLajmi.
Në moshën 61 vjeçare, një sëmundje e rëndë nga e cila vuantë Presidenti, ia mori jetën.
Ndërkaq Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, të Komunës së Istogut.
Ai u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
Me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij, kryesia e LDK-së do të bëjë homazhe te varri i tij në lagjen “Velania” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00./InLajmi/.