Anëtarja e Kryesisë në LVV, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas verifikimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka thënë se Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit
Haxhiu ka thënë se kështu ndodh në shtetin e kapur, teksa shkruan se “këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur.
Postimi i plotë i saj:
Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!
Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!/InLajmi/