Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar strukturat politike në Vushtrri, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka konsideruar se janë të gaqem për zgjedhjet të cilat do të mbahen me 14 shkurt
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmë u takova me strukturat e PDK-së në Vushtrri dhe mora përkrahjen e tyre, që si kryeministër i ardhshëm ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike e ekonomike dhe ta rimëkëmbim bashkë për të mirën e të gjithëve.
Të gatshëm për zgjedhje e të përgatitur për punët që na presin pas 14 shkurtit! Rruga e vizioni i rimëkëmbjes janë të qarta! Së bashku të gjithë jemi fitimtarë!/InLajmi/.