Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka njoftuar për disa antarësime të reja ,përcjell InLajmi.
Kurti ka njoftuar se njëri ndër antarësimet më të reja tek partia e tij është Gegë Lleshi i cili studimet e tij universitare i ka përfunduar Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës.
Ai poashtu Leshin e ka cilësuar si një vlerë shtesë e listes se fituesve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Kandidati nga radhët e LVV ka njoftuar opinionin e gjerë edhe për disa antarësime të tjera.
Postimi i plotë i partisë së Levizjes Vetëvendosje:
“Gegë Lleshi u anëtarësua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Gegë Lleshi studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës për të diplomuar më pas si Inspektor i Rendit në Akademinë e Mbrojtjes “Hamëz Jashari”. Nga aty, ai vazhdoi edhe studimet post-universitare për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Tiranë. Gjatë viteve të 80’ta Gega ka qenë i dënuar politik nga regjimi jugosllav, por kjo nuk e ndali atë që në vitet e 90’ta edhe si aktivist vullnetar, por edhe si kryetar i Unionit të Studentëve në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë të angazhohet si për pajtimin e gjaqeve në rrethin e Gjakovës, ashtu edhe në organizimin e protestave studentore. Pas luftës, Gega ka punuar si Shef i Zyrës së Administratës në zonën e dytë të TMK-së në Prizren. Pastaj si Shef i Inspektorëve të rendit në zonën e dytë dhe të tretë të TMK-së në Pejë. Nga viti 2005 ai ushtroi detyrën e Koordinatorit të Zyrës së Sigurisë në zyrën e Kryeministrit, ndërkaq prej vitit 2019 punon në Drejtorinë e Marketingut në AKP.
Me një dije dhe përvojë në çështje që lidhen me sigurinë shtetërore dhe funksionalizimin e institucioneve, Gegë Lleshi është vlerë e shtuar e listës tonë fituese për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bashkë me Gegë Lleshin, u anëtarësuan edhe Dardan Lleshi, Fatlum Lleshi, Leonard Gojani, Elena Anton Karrica, Martin Nok Nushi, Gazmend Rama, Palë Luigj Nushi dhe Ilirjana Lleshi, të cilët në zyre i priti Kryetari, njëherit kryeministri në ardhje, Albin Kurti, i shoqëruar me kandidatët tjerë të listës sonë Mimoza Shalën, Agon Batushën dhe Gani Krasniqin.”/InLajmi/