Si pasojë e e kontakteve me njerëz, më shumë se 1200 infermierë u infektuan nga koronavirusi që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe në Kosovë u raportuan rastet e para raporton InLajmi.
Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka konfirmuar në një intervistë se numri i atyre që janë infektuar me këtë virus ka kaluar mbi 1 200.
“Prej marsit deri më tani 1200 e më shumë infermierë të infektuar në vendet e punës, duke i shërbyer qytetarëve që nga 13 marsi deri më sot”.
“Nuk kemi për momenti në gjendje të rëndë po shpresojmë që edhe nuk do të ketë”,ka thënë Havolli./InLajmi/