Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu, ka komentuar listën e kandidatëve të kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Në këtë listë unë shoh gjithçka dhe kurgjë. Shoh përfaqësim jashtëzakonisht të mirë potencialisht por edhe shoh 5-she që s’kanë lidhje me Vetëvendosjen. Sepse në këto zgjedhje votohen 5 emra”, tha ai.
“Mund të ndodh që Grupi Parlamentar i VV-së t’i ketë disa pesëshe që kanë komplet bindje të ndryshme dhe kjo i bie që duhet me u nënshtruar, po supozojmë që qeverinë e bën Vetëvendosja, kështu po na thonë sondazhet, kjo i bjen që duhet me i nënshtruar bindjet e tua karshi një politike që e udhëheq në këtë rast kryeministri Kurti”, tha Sejdiu në Klan Kosovën.
“Këto lloj listash formohen vetëm kur i nënshtrohesh autoritetit’, thotë Sejdiu.