Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në në një lokal në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, në orën një pas mesnate ka sekuestruar një revole, shkruan InLajmi.
Po ashtu zëdhënësja së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për gazetën InLajmi ka thënë se 14 persona janë gjobitur për mosrespektim të orarit të lëvizjes
“Sekuestrohet një revole me municion si dhe gjobiten katërmbëdhjetë persona për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes
Prishtinë, 18 janar 2020 – Në zbatim të masave operative me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, polici e rajonit të Prishtinës rreth orës 01:00 ka kryer një kontroll në një lokal gastronomie në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
Detaje të tjera: nga Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti:
Përgjatë kontrollit brenda këtij lokali policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
• Një (1) revole të tipit ZORAKI, kalibër 9 mm
• Gjashtë (6) copë fishek, kalibër 9 mm, si dhe
• Një (1) gëzhojë.
Ndërkohë që kontrolli ka vazhduar brenda lokalit janë hasur edhe katërmbëdhjetë (14) persona ndaj të cilëve është shqiptuar fletëparaqitja administrative për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes.
I dyshuari;
A. S, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tej, përderisa në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar hetim për posedim të pa autorizuar të armës./InLajmi/.