Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se kanë pas sot për vizitë një mysafirë të veçantë 15-vjeçarin nga Gjermania Leonard Malokun i cili ka shërbyer në zyrën e Kancelares Gjermane Angela Merkel, përcjellë InLajmi.
Djaloshi shqiptar i cili jeton në Gjermani nga Shtabi i të rinjëve të LDK-së u njoftua me angazhimin dhe punen e palodhshme që po bëjnë të rinjët e LDK-së për të dal fitues në zgjedhje.
Poashtu Leonardi me të rinjët e LDK-së i ndau përvojën e tij shumë të rëndësishme në zyren e Kancelares Merkel.
Njoftimi i plotë nga LDK:
“Sot, djaloshi nga Gjermania, Leonard Maloku vizitoi të rinjtë e shtabit operativ të LDK-së.
Ai nga afër u njoftua me punën dhe angazhimin e pandalshëm që po e bëjnë të rinjtë e LDK-së, për të dal fitues në këto zgjedhje.
Leonardi ndau përvojën e tij shumë të rëndësishme nga zyra e kancelares Merkel.
Të rinjtë si Leonardi janë shëmbëlltyra më e mirë e vendit tonë nëpër botë.”