U.d. i nënkryetarit të SBAShK-ut, Lutfi Mani, ka thënë se ky Institucion nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje apo kontratë me ndonjë parti politike, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se nuk përjashton mundësinë që partitë politike të vinë dhe të shpalosin programet e tyre.
“Nuk e kemi ndërmend me nënshkru asnjë marrëveshje, asnjë kontratë me asnjë parti politike sepse ajo pastaj po bëhet pengesë edhe për partinë politike, por edhe për neve po na penalizon për arsye sepse më pas po na thonë që kemi shkruar me këtë apo atë parti, të gjitha partitë politike janë të mirëseardhura me ardhë e me bisedu sepse në SBAShK janë të gjithë anëtarët e të gjitha partive politike pa dallim komuniteteve, të gjithë janë anëtarë të SBAShK-ut dhe ne kemi dëshirë që cila parti ka program të mirë me pa me analizu, por asnjë partie politike nuk i kemi thënë kurrë dhe nuk do i themi që SBAShK-u ju mbështet, sepse sado që kryesia e SBASHK-ut të mbështetë dikë, është anëtarësia ajo që vendos dhe anëtarësia është e gjitha partive dhe e popullit”,tha Mani./InLajmi/.