Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përkujtuar heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke thënë se është shëmbëlltyra dhe fryma jonë kombëtare, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka thënë se Skënderbeu ka vendosur themelet e ekzistencës së përhershme të projektit politik kombëtar të popullit tonë, idealet e të cilit ne vazhdojmë t’i ndjekim me përulësi.
Ai po ashtu ka theksuar se simboli i unifikimit të popullit shqiptar, Skënderbeu, ka frymëzuar breza të tërë shqiptarësh në luftën për liri dhe pavarësi.
Tutje, ka vazhduar se pas epokës së lavdishme të Skënderbeut, projekti i tij politik ka vazhduar të jetë më i gjallë se kurrë, që nga Lidhja e Prizrenit, konkretisht me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, dhe u përmbyll më 1999 me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është shëmbëlltyra dhe fryma jonë kombëtare, që ka vendosur themelet e ekzistencës së përhershme të projektit politik kombëtar të popullit tonë, idealet e të cilit ne vazhdojmë t’i ndjekim me përulësi.
Simboli i unifikimit të popullit shqiptar, Skënderbeu, ka frymëzuar breza të tërë shqiptarësh në luftën për liri dhe pavarësi. Kujtimi për të vazhdon të jetë i gjallë dhe mbetet përherë burim frymëzimi për të gjithë ne edhe në ditët e sotme.
Pas epokës së lavdishme të Skënderbeut, projekti i tij politik ka vazhduar të jetë më i gjallë se kurrë, që nga Lidhja e Prizrenit, vazhdoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, dhe u përmbyll më 1999 me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të bashkuar për zhvillim e me qëllim integrimin në rangun e barabartë mes popujve dhe kombeve evropianë, ne duhet ta rimëkëmbim Kosovën, që historia e saj të na bëjë krenarë, ndërsa e ardhmja e saj të na hapë perspektivë.
Skënderbeu, vazhdon të personifikojë bashkimin kombëtar dhe rrugën tonë të përbashkët properëndimore./InLajmi/.