Lidhja Demokratike e Kosovës në listën e kandidatëve për deputetë, ka renditur të 11-in Lumir Abdixhikun. Se a i ka mbetur hatri, është përgjigjur vetë Abdixhiku.
Nga analistët politikë, kjo u pa si një ndëshkim nga partia kundrejt Abdixhikut, pasi ky i fundit nuk ishte i zëshëm në mbrojtje të partisë, gjatë kohës kur LDK po sulmohej më së shumti.
Por, Abdixhiku ka thënë se nuk ka kurrfarë hidhërimi ndërmjet tij dhe partisë, transmeto gazeta Express.
“Asnjë hidhërim. Numrin e bëj unë, jo numri mua”,ka deklaruar Abdixhiku.