Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së Uran Ismajli ka mbajtur një takim me gra në lidhje me pandemin, përcjell InLajmi
Ndër kaq Ismajli tha se gratë e mbajën barrën kryesore dhe se dikush duhet të jap përgjegjësi për largimin e tyre nga puna si pasojë e koronavirusit.
Ai më tutje shtoi se kjo çështje ka nevojë për rimëkëmbje ekonomike dhe se politika e çartë e PDK-së do të bazohet në mbështëtje të grave.
Postimi i plotë i tij:
“Pandemia në Kosovë ka goditur më shumë gratë sesa burrat. Gratë kanë mbajtur barrën kryesore në shtëpi dhe, fatëkeqësisht, numri i atyre që kanë humbur punat ka qenë shumë më i lartë. Në takim me gratë, u pajtuam se ky realitet kërkon një rimëkëmbje të ekonomisë me fokus mbështetjen ndaj grave. Politika të qarta që nxisin mirëqenien ekonomike dhe zhvillimin profesional të tyre.”/InLajmi/