Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot në 22-vjetorin e masakrës së Recakut, ka biseduar përmes telefonit me ambsadorin William Walker, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka thënë se për herë të parë në 22-vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker.
Postimi i plotë i tij:
“Për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker. Për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së udhëtimit, ai na dërgoi mesazhet nga zemra se është me ne sot dhe përherë, që kur alarmoi botën për krimet serbe. Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën. Reçaku është dhimbja dhe kujtesa e jonë kolektive. Lavdi martirëve! Mirënjohje ambasadorit Walker”./InLajmi/