Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Reçakut, përcjell InLajmi.
Kosnett eshte shprehur se sot shteti amerikan qëndronë pranë Kosovës në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut duke rikonfirmuar angazhimin për të siguruar drejtësi.
“Sot ne qëndrojmë me Kosovën duke nderuar përkujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe përfundim për familjet e tyre dhe të dashurit”, ka thënë Kosnett.
Me 15 janar është përvjetori i 22-të i Masakrës së Reçakut, kur forcat policore dhe paramilitare serbe më 15 janar 1999 kryen një nga masakrat më të mëdha në Kosovë duke vrarë dhe masakruar 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunë së Shtimes, ka shkruar Kosnett./InLajmi/.
Today we stand with #Kosovo in honoring the memory of the #Recak Massacre victims and reaffirm our commitment to ensuring justice and closure for their families and loved ones.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) January 15, 2021