Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se pas vërshimeve që ndodhën nga reshjet e shiut, ka formuar komisionin që do ta bëjë vlerësimin e dëmeve, përcjell InLajmi.
I pari i komunës ka thënë se të gjithë qytetarët që janë përballur me dëme mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e tyre.
Postimi i plotë i tij:
“Pas vërshimeve që ndodhën në Kamenicë nga reshjet e shiut, sot kam formuar komisionin që do e bëjë vlerësimin e dëmeve në infrastrukturë, bujqësi dhe ekonomitë familjare.
Të gjithë qytetarët që janë përballur me dëme mund të paraqesin kërkesat e tyre për vlerësimin e tyre, kurse pas raportit përfundimtar ne do të kërkojmë mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës, marrë parasysh që ne si komunë nuk kemi fond për kompensim nga fatkeqësitë natyrore.
Luteni të kontaktoni këta numra:
080011010 deri në orën 16:00, ndërsa pas orës 16:00 në numrin 045549182″./InLajmi/