Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të Reagimit të Shpejtë, sot rreth orës 18:30, në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, kanë ndaluar veturë me targë Kosove, dhe pas një kontrolli që i është bërë personit dhe veturës, përcjell InLajmi.
Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë: -një (1) revole të tipit EKOL Jackal Dual Commpact -karikatori me dymbëdhjetë (12) fishekë si dhe -një (1) thikë.
Sipas PK-së, i dyshuari; -P.M. mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./InLajmi/