Paris Saint-Germain ka triumfuar në ndeshjen finale në Superkupën e Francës.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka mposhtur Marseillen në finale.
Ndeshja e zhvilluar dje në ‘Bollaert-Delelis’ ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Mauro Icardi dhe Neymar shënuan golat e fitores për parisienët, kurse Dimitri Payet për Marseillen, transmeton Sinjali.
Vlen të theksohet se ky është trofeu i parë i PSG-së nën menaxhimin e Pochettinos, i cili u emërua si trajner në javën e kaluar.