Në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 6 kandidatë nga Podujeva, përcjell InLajmi.
Kësaj liste i prin ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, njëkohësisht edhe ministër në detyrë i Brendshëm, ka bërë të ditur LDK-ja, dega në Podujevë.
Njoftimi i plotë nga LDK-Podujevë:
“Kandidatët e propozuar për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë janë:
1. Agim Veliu
2. Fidan Rekaliu
3. Ekrem Hyseni
4. Visar Hoti
5. Fatlume Jaha
6. Zahide Gërvalla
Me mbështetjen e elektoratit të LDK-së në Llap dhe në mbarë vendin besojmë fuqishëm se këta do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re.
Urime dhe suksese të gjithëve”./InLajmi/