Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi të njejëtit ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14 e 30 minuta në Fushë Kosovë.
Ndërkaq sipas njoftimit në Stacionin Policor janë shoqëruar investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj nga kompania e ashensorëve.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë 13.01.2021 – 14:30. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë.
Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar. Në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (ngakompania e ashensorëve). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”,thuhet në njoftimin e Policisë./InLajmi/