Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci ka njoftuar se do të jetë një nga kandidatët për deputetë nga iniciativa e Vjosa Osmanit, përcjell InLajmi.
Ai tha në Kanal 10 se do të ketë personalitete të përgatitura dhe se kandidatët janë përzgjedhur me pajtimin e dyanshëm.
Sot u nënshkrua marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të kandiduar brenda një liste të vetme zgjedhore./InLajmi/