Kryeministri i Republikës së Kosovës Abdullah Hoti ka njoftuar se ka mbajtur një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës përcjell InLajmi.
Ai tha se i ka njoftuar se neser do të takohet me Qeverinë në detyrë dhe do te formojnë Fondin Emergjent për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vershimet.
Ai theksoi se nga kryetarët e komunave ka kërkuar të formojnë Komisionet Komunale për vlerësimin e dëmëve nga vërshimet pasi që dëmet të cilat janë shkaktuar do të kompensohen sipas procedurave të rregullta përmes ministrive.
Ne fund shtoi se ka falenderuar për punën e tyre te të jashtëzakonshme grupet e shpëtimit të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet.
Postimi i plotë i tij:
“Në një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, i njoftova se në takimin e nesërm të Qeverisë në detyrë, do ta formojmë Fondin Emergjent, për sanimin e dëmeve nga vërshimet.
Nga kryetarët e komunave kërkova që sa më parë të formojnë Komisionet Komunale, për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet. E bëra të qartë se, dëmet të cilat janë shkaktuar në infrastrukturën publike dhe në tokat bujqësore, do të kompensohen sipas procedurave të rregullta përmes ministrive të linjës. Ndërsa Fondi Emergjent, do të ketë prioritet sanimin e dëmeve në ekonomitë familjare, me prioritet familjet me gjendje më të rëndë socio- ekonomike.
Edhe në këtë takim, përgëzova për punën e tyre të jashtëzakonshme Kompaninë për Operacione Civile të FSK-së, Njësitet e Ekipeve të Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit, ekipet e Xhenios, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale, të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet.”/InLajmi/