IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me koronavirus në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit 2 raste të vdekjes janë nga komuna e Suharekës si dhe me nga një rast të personaveqë kanë humbur jetën janë nga komuna e Drenasit dhe ajo e Lipjanit.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç)”.
Ndërkaq sipas Institutit numri total i rasteve të vdekjse në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është1.392 raste të vdekjes./InLajmi/