Sot në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega në Istog, të kryesuar nga kryetari Haki Rugova u nominuan kandidatët për deputetë nga Dega e Istogut, përcjell InLajmi.
Dega e LDK-së në Istog ka nominuar Ilir Ferati, Besart Dreshaj dhe Shkëmb Manaj.
Njoftimi i plotë nga LDK-Istog:
“Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Istog, z. Haki Rugova, njëherësh nënkryetar në nivel qëndror, në vikend është mbajtuar mbledhje e rregullt e Kryesisë së LDK-së Dega në Istog.
Kryesia e Degës së LDK-së në Istog unanimisht kandidatë për Deputet nga Dega e Istogut nominoi:
1. Besart Dreshaj
2. Ilir Ferati
3. Shkëmb Manaj
Ne jemi gati dhe në mbështetje të shtëpisë së madhe, LDK-së, e cila është themeluesja dhe garantuesja e shtetit të Kosovës”./InLajmi/