Trajneri i Xhudos Driton Kuka, ka reaguar pas suksesit të xhudistes Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në Mastersin e Doha-s në Katar, përcjell InLajmi.
Ai tha se Kosova gjendet sërish në ballinat e mediave më të fuqishme botërore.
“Kosova përsëri në ballinat e mediave më të fuqishme Botërore! Për të mirë,për imazhin e vendit,popullit shqiptar! Proud Coach … Distria Krasniqi heroina e Masters!”.
Po ashtu në artikullin postuar nga Euronews xhudistja kosovare është shpallur femra e ditës.
Ajo arritu ta mposhtë në finale japonezen Tonaki Funa, brenda 90 sekondash me 2 Wazzari./InLajmi/.