Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi ka reaguar pas postimit të Albin Kurtit në lidhje me vërshimet qe kanë ndodhur në vend përcjell InLajmi.
Ai tha se duhet njoftuar Kurtin se vërshimet kanë ndodhur 3 ditë më parë si dhe nënë Ferdonijen po e përdorë për fushatë.
Përndryshe zëdhënësi i PDK-së ka komentuar edhe per vizitën e U.D së Presidentes Vjosa Osmanit në Bruksel,sipas tij kjo vizitë ka qenë e panevojshme gjatë kësaj kohe,kur është dashur të qëndroj në Kosovë për ti mobilizuar institucionet e vendit.
Postimi i plotë i tij:
“ Vetëm njoftone z. Kurti se vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve edhe për vet faktin se po reagon me vonesë e po e përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë të platformës politike është duke u marrë prapë me popullizma.
Edhe mos të harroj, U.D. e Presidentes që z. Kurti e ka vendosur në atë pozitë, ajo ka autoritet kushtetues për t’i mobilizuar institucionet, por, ajo ka vendosur që të udhëtojë në Bruksel fare pa nevojë.
Ndërsa, z. Kurti pas disa ditëve iu paska kujtuar që t’i thotë disa fjalë për vlerësim të situatës, por, këto nuk janë zgjidhje për problemin.”/InLajmi/