Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Slivovë, ku si pasojë e lëvizjes së pakontrolluar vetura është vetaksidentuar, shkruan InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit nga të dhënat e dëritanishme 3 persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjeksor.
“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Slivovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut”,ka thënë Ahmeti./InLajmi/.