Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka zgjedhur 2 kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
Lëvizja Vetëvendosje me degë në Vushtrri, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 2 kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.
Njoftimi nga VV- Vushtrri:
“Sot u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së në Vushtrri janë: Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi”./InLajmi/