Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Visar Ymeri është deklaruar në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së përcjell Inlajmi.
Ymeri thotë se qeveria e Kosovës po tregohen e pa pabartë në respektimin e masave anti-Covid,duke i dënuar qytetaret duke i denu qytetaret për mos mbajtje të distances dhe maskave dhe nga ana tjeter i lejuar partit politike që të mbajnë tubime të cilat po shkelin të gjitha masat anti-Covid.
Ai vazhdon duke thënë se kjo pabarazi duhet kundërshtuar dhe luftuar por sipas tij ata që po kundërshtojnë po arrestohen,këtë e cilëson si të papranueshme ish zyrtari i lartë i PSD-së,në këtë mënyrë Ymeri del në mbrotje të protestes të zhvilluar sot para Drejtorisë së Policisë në Prishtinë me moton “Për parti tubime,për qytetarët dënime”.
Postimi i plotë i tij:
“Gjobitja e qytetarëve për shkelje të masave, atëherë kur partitë lejohen të papenguara t’i shkelin të njëjtat masa, përtej padrejtësisë, shpërfaqë në mënyrë të kulluar pabarazinë. Ata që kanë më shumë (në këtë rast pushtet), gëzojnë më shumë të drejta. Në rrethana të pabarazisë shoqërore, e njëjta ndodh edhe me ata që kanë më shumë para, e me të cilën blejnë më shumë pushtet, e me të cilin gëzojnë më shumë të drejta.
Kjo pabarazi duhet kundërshtuar e luftuar. Dhe kjo është në kundërshtim me vullnetin e pushtetit dhe të pushtetshmëve. Prandaj ata që kundërshtojnë arrestohen. Kjo është e papranueshme në vete. Por, arrestimi nuk bën gjë tjetër përveç se e përmbyll qarkun e pabarazisë. Dhe këtu qëndron thelbi: në këtë vorbull shoqëroro-politike pabarazia që po shpërfaqet përmes trajtimit të pabarabartë të njerëzve në raport me të drejtat që i gëzojnë, është dhe duhet të jetë e kundërshtueshme. Edhe atëherë kur nuk rezulton me arrestime të aktivistëve.
Drejtësia selektive është padrejtësi dhe pabarazi. Së pari masat që çdo ditë e më shumë po humbin kuptim. Pastaj zbatimi selektiv i tyre. Gjobitja e qytetarëve që janë zënë jashtë pas orës 20.00 dhe jashtë tubimeve partiake. Dhe në fund arrestimi i atyre që e kundërshtojnë zbatimin selektiv. Kështu funksionon zinxhiri i pabarazisë.”/InLajmi/